Komisioni Parlamentar për Integrime Evropiane, i kanë dhënë dritën e gjelbër projektligjeve për Forcën e Sigurisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Anëtari i këtij komisioni nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj tha se partia që përfaqëson do të jetë në përkrahje të tre projektligjeve, por që nuk është i kënaqur me pjesën përmbajtjesore.
“Vërejtja ime dhe sugjerimi im duke marrë për bazë atë që kalon gjithmonë Kosova e sidomos te fuqizimi i subjektivizmit të brendshëm dhe jashtëm, akoma mbetet e pakuptimtë që termi Republikë përjashtohet në tri projektligjet dhe mbeten të cunguara nëse termi Republikë nuk është në këto projektligje”, tha Zemaj.
LDK ka vlerësuar se për këto projektligje nuk duhet të ketë dallim mes pozitës dhe opozitës.
Anëtari Ismet Beqiri, i vlerësoj tejet të rëndësishme këto projektligje të cilat shndërrojnë FSK-në në misionin ushtarak
“Është një moment i rëndësishëm për shtetin dhe sigurinë e vendit dhe meriton përkrahjen këto tri projektligje dhe këtu nuk duhet të dallohemi pozitë dhe opozitë”, tha Beqiri, raporton EO.
Kryetarja e komisionit, Blerta Deliu-Kodra tha këto projektligje kanë pasur ende nevojë për rregullim më të mirë për përmbajtjen e këtyre projektligjeve, por sa i përket këtij komisioni është e rëndësishme të kalohen.