Komisioni për Legjislacion do të monitorojë ligjet për Gjykatat dhe Prokurorinë

Prishtinë | 24 Jan 2017 | 15:58 | Nga

Në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion,Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, të kryesuar nga kryetarja e Komisionit, Albulena Haxhiu, u shqyrtua Plani i Punës së Komisionit, për vitin 2017.

Me këtë rast, anëtarë të Komisionit dhanë propozime shtesë për plotësim të këtij plani të punës, duke përmendur faktin se Komisioni do të fokusohet në monitorim të ligjeve.

Përkitazi me këtë çështje, anëtarët e komisionit u dakorduan që përgjatë këtij viti, veç tjerash, të monitorojnë edhe Ligjin për Gjykatat, Ligjin për Prokurorin e Shtetit dhe Ligjin për Kundërvajtje, duke paraparë që këto të zhvillohen gjatë muajit mars. Ndërkaq, në muajin shkurt Komisioni do të vazhdojë punën për draft-Rregulloren e Kuvendit.

Pas disa propozimeve shtesë që dhanë anëtarët e Komisionit për plotësim të planit të punës, ata e përkrahën atë.

Mbështetje në parim nga anëtarët e Komisionit mori edhe Projektligji nr/05L-135 për Ndërmjetësim.

Krejtësisht në fund të mbledhjes, kryetarja e Komisionit Albulena Haxhiu, informoi anëtarët se është duke u planifikuar që Komisioni për Legjislacion, bashkërisht me Komisionin për Buxhet dhe Komisionin për mbikëqyrje të Financave Publike të mbajnë një takim të përbashkët për të diskutuar lidhur problemet në Ligjin për Financimin e partive politike

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme