Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, do të mbajë sot mbledhjen e radhës, e cila në rend dite do të ketë vetë një pikë.
Shqyrtimi i Projektligjit nr. 06/L-060 për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi do të jetë pika e vetme e rendit të ditës së këtij komisioni.
Takimi do të mbahet në ora 13:30.