Komisioni për Shëndetësi miraton tetë projektligje

Prishtinë | 17 Dhj 2021 | 09:46 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Tetë ligje kanë marrë miratimin e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, të cilat janë miratuar ashtu siç kanë ardhur nga Qeveria e Kosovës, raporton Ekonomia Online. 

Kryetarja e këtij komisioni, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, tha se këto projektligje nuk preken dhe miratohen si të tilla.

“Projektligji për gjak dhe përbërës të gjakut; Projektligji për të drejtat dhe përgjegjësitë e banorëve te Kosovës në sistemin shëndetësor; Projektligji për ndërprerjen e shtatzënisë; Projektligjin për mbrojtjen e te ushqyerit më qumësht të gjirit, dhe ai për kontroll të duhanit; Projektligjin për shërbimin mjekësor emergjent; Projektligjin për shërbimin e transplantim e indeve dhe qelizave si dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për shëndetin riprodhues”.

Të ngjashme