Kompanitë turke të interesuara të investojnë në Kosovë

Prishtinë | 28 Sht 2018 | 16:41 | Nga

Në takimin që ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, pati me një delegacion turk të kompanisë konsulente për investime “GD” në Turqi, e udhëhequr nga Gözde Günuğur, përveç punës së MDIS-it, u bisedua edhe për investimet strategjike që mund të bëhen në Kosovë.

Përpos që i njoftoi për procesin e investimeve strategjike, Gashi u shpreh i gatshëm t’u ofrojë ndihmë kompanive serioze turke sa u përket informacioneve dhe mundësive që ka Kosova në sektorët strategjikë.

Günuğur, nga kompania “GD”, shprehu interesimin e kompanive turke për të investuar në Kosovë, sidomos në miniera, energji të ripërtëritshme dhe turizëm. Meqë procesi i investimeve strategjike është atraktiv dhe lehtëson procedurat, u kërkua të organizohet një takim me partnerët investues të kompanisë konsulente “GD”, për t’i prezantuar mundësitë që ka Kosova në miniera dhe energji.

Në fund të takimit, Gashi vlerësoi lart interesimin e kompanive turke për të investuar në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme