Kompensohet familja e kosovarit që vdiq tragjikisht në Nju Jork

Prishtinë | 30 Maj 2017 | 12:17 | Nga

Familja e kosovarit Ramadan Kurtaj do të marrë një shumë të konsiderueshme parash – kompensim për vdekjen e tij nga rrëzimi i një vinci, derisa ishte duke punuar.

“Mbreti i Vinçave”, James Lomma, është detyruar që asaj dhe familjes së operatorit të mjetit, Donald Leo Junior, nga Staten Island, t’ua paguajë një milionë e gjysmë dollarë, njofton Klan Kosova.

Gjykata e ka urdhëruar atë që ta kryejë këtë detyrim, ose në rast të kundërt duhet të paguajë dhjetë mijë dollarë gjobë, për cdo ditë që nuk e bën këtë gjë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme