Kompletohet grupi i Kosovës në Ligën e Kombeve, ky do të jetë rivali i parë i “Dardanëve”

Prishtinë | 30 Mar 2022 | 10:02 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesja e Kosovës e ka mësuar edhe kundërshtarin e fundit për kampanjën e re në Ligën e Kombeve.

Qipro ka arritur ta mposhtë 2:0 Estoninë duke zënë kështu një vend në grupin e Kosovës, shkruan FrontOnline.

Kështu, Qipro i është bashkuar grupit 2 në Ligën C, aty ku ndodhet edhe Kosova.

Grupi 2 në Ligën C, tani përbëhet nga Kosova, Irlanda e Veriut, Greqia dhe Qipro.

Ndryshe, kampanja e re në Ligën e Kombeve nis në qershor të këtij viti.

Të ngjashme