Me qëllim të sensibilizimit të dhe vetëdijesimit të qytetarëve për luftën kundër kancerit të gjirit në qytetin e Drenasit është organizuar një marsh “Një hap kundër kancerit të gjirit” të organizuar nga Komuna e Drenasit, përkatësisht nga Drejtoria e Administratës së Përgjithshme dhe Komitetit për Barazi Gjinore.
Në këtë ecje merrnin pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, nënkryetari Gani Sylaj, drejtor të drejtorive komunale dhe shumë OJQ të Drenasit.
Pas ecjes nëpër qytet, marshi është ndalur në sheshin “Fehmi Lladrovci” dhe të pranishmëve u është drejtuar Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ilir Shala i cili theksoi se Komuna e Drenasit ka siguruar një donacion me Ambasadën e Japonisë për një mjet të mamografisë i cili gjatë fillim vitit të ardhshëm do të jetë në shërbim të qytetarëve të Komunës së Drenasit.