Komuna e Drenasit merr dy çmime

Prishtinë | 15 Maj 2019 | 15:04 | Nga Ekonomia Online

Sot Komuna e Drenasit u shpërblye me dy çmime, me “Çmimin për arritje në fushën e përfaqësimit të barabartë gjinor në vitin 2018”, si dhe me “Çmimin për performancën më të mirë komunale për vitin 2018”.

Ndarja e çmimeve u bë  në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL)  ku  Ministrja znj. Adriana Hoxhiq  ndau çmimet në një ceremoni solemne. Çmimet i pranoi kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci.

Këto shpërblime  janë një tregues  i angazhimit të vazhdueshëm  të Komunës së Drenasit e cila vazhdon të mbetet promotor dhe shembull i zbatimit të ligjit dhe vlerave demokratike.

Të ngjashme