Komuna e Gazmend Muhaxherit nuk ka buxhet për dekorimet e fundvitit

Prishtinë | 27 Dhj 2017 | 09:19 | Nga

Viti i Ri do ta gjejë qytetin e Pejës të pastolisur. Përveç stolisjeve që shihen nëpër lokale private, në asnjë pjesë të qytetit, e as në qendër të qytetit nuk ka as edhe një dritë të vetme apo ndonjë dekorim i vendosur nga komuna.

Drejtori për shërbime publike, Muhamet Mahmutaj, thotë se kjo drejtori nuk është e përfshirë në këtë punë, edhe pse, sipas tij, ishte dashur, shkruan sot “Koha Ditore”. “E kanë marrë përsipër zyra e kryetarit dhe drejtori i Financave”, thotë Mahmutaj.

Përsipër e kanë marrë vetëm me fjalë që ta heqin qafe këtë drejtori, pasi komuna nuk e ka ndërmend ta stolisë qytetin për Vitin e Ri, me arsyetimin se “nuk” kanë mjete.

“Sivjet nuk ka stolisje të qytetit për Vitin e Ri, sepse nuk kemi ndarë buxhet për stolisje të qytetit”, thotë drejtori i Financave, Jeton Abazaj. Buxhet nuk ka pasur të ndarë as dy vjetët e kaluar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme