Bordi i Drejtorëve stë Komunës së Mitrovicës sot ka mbajtur mbledhjen e rregullt ku janë shqyrtuar disa pika të rendit të ditës.
Fillimisht në këtë mbledhje drejtori për Financa, Shukri Gashi, ka njoftuar ekzekutivin lidhur me vendimin për fshirjen e borxheve në sistemin e taksave komunale për pjesën veriore, po ashtu drejtori Gashi ka kërkuar nga drejtorët që të caktojnë prioritetet e pagesave për drejtoritë tyre.
Gashi, njëkohësisht njoftoi ekzekutivin se falë punës dhe bashkëpunimit të mirë inkasimi i tatimit në pronë është rritur për 40%.
Në anën tjetër drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Musa Dragaj, edhe në këtë mbledhje ka trajtuar çështjen e sanimit të dëmeve tek varrezat e dëshmoreve.
Me këtë rast ekzekutivi u dakordua që të ndiqen procedurat e rregullta të tenderimit, që për hir të familjarëve dhe qytetarëve të komunës sonë, sa më shpejtë të sanohen dëmet tek varrezat e dëshmorëve.
Ndërsa nga Drejtori i Mjedisit, Asllan Isufi, është njoftuar që nga nesër në tërë qytetin e Mitrovicës do të filloj vendosja e kontejnerëve të rinj, ndërsa të premten do të këtë edhe një ceremoni ku të pranishëm do të jenë edhe përfaqësues të GIZ-it.