Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, sot së bashku me kompaninë për mirëmbajtje të rrugëve “Uniteti”, ka vazhduar me pastrimin e rrugëve dhe shetitoreve përreth zonës së Liqenit Akumulues.
Drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Granit Tmava, ka thënë se pas vërshimeve të fundit në qytet, infrastruktura publike është dëmtuar relativisht në masë të madhe.
Më tutje ai ka shtuar, se si Komunë e Mitrovicës me gjithë kapacitetet tona, do të punojmë në kthimin sa më të shpejtë të situatës në gjendjen e mëparshme, duke evituar kështu çdo vështirësi në lëvizjen dhe qarkullimin e qytetarëve.