Faqja e “facebook”-ut të komunë së Pejës dje dhe sot ka qenë cak i sulmeve kibernetike,.
Por, tani më me po merret policia e Kosovës dhe po heton rastin.
Ndërsa, kanë bëre të ditur se është hapur një faqe e re zyrtar e Komunës së Pejës.
Njoftim nga Komuna e Pejës:
Të nderuar qytetarë të Komunës së Pejës, të nderuar ju qe e shikoni faqen e facebook “Komuna Pejë”, fillimisht ju kërkojmë falje për disa postime dje dhe sot, por ju njoftojmë se faqja e me hershme është hakuar nga dikush qe nuk ja donë te mirën Qeverisjes Komunale të Pejës.
Me rastin janë duke u marrë Policia e Kosovës dhe presim zgjidhje të këtij rasti.
Na lejoni që të ju njoftojmë se Ne e kemi hapur një faqe të re, më qëllim të Transparencës dhe informimit sa me të shpejt për punën e Qeverisë Komunale të Pejës.