Komuna e Pejës me mbi 40 mijë euro borxh ndaj “Ambientit”

Prishtinë | 09 Qer 2018 | 08:53 | Nga

Kompanisë së mbeturinave “Ambienti” në Pejë, jo vetëm qytetarët dhe subjektet afariste, por edhe vetë Komuna e Pejës nuk i paguan rregullisht faturat për shërbimet që ia ofron kjo kompani të gjitha institucioneve që janë nën ombrellën e komunës.

Megjithëse 100 për qind të aksioneve të kësaj kompanie janë në pronësi të Komunës, kjo e fundit nuk i ka shlyer obligimet e saj ndaj “Ambientit”, dhe në mesin e borxheve janë edhe të disa viteve të kaluara. Nexhat Avdullahu, drejtori i kompanisë së mbeturinave “Ambienti”, thotë se Komuna i ka borxhe mbi 40 mijë euro për shërbimet për bartjen e mbeturinave të institucioneve që i ka komuna, si shkollat ambulancat, objektet komunale… “Këto janë borxhe që janë grumbulluar që disa vite, nga viti në vit, shkruan sot Koha Ditore.

Edhe sivjet janë dy – tre muaj që nuk kanë paguar dhe janë mbledhë afër tre mijë euro borxhe të reja. Me borxhet e sivjetme janë mbi 40 mijë euro”, thotë Avdullahu. Drejtori i Financave, Jeton Abazaj pranon se Komuna ka obligime ndaj kompanisë “Ambienti”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme