Komuna e Podujevës ka njoftuar se duke filluar nga sot e deri me 4 shtator do të bëjë dezinsektimin e hapësirave publike përreth lumenjve, Llap dhe Dumnicë dhe pjesë të tjera nga ky vend.
E gjitha kjo do të bëhet me qëllimin të zvogëlimit të numrit të rritur të insekteve fluturuese (mushkonjave dhe insekteve tjera) si masë parandaluese e përhapjes së sëmundjeve infektive, ku bartës janë insektet e ndryshme.
“Për shkak të kërkesave të shumta të qytetarëve dezinsektimi i qytetit dhe parqeve kryhet sonte, 31.08.2020”, thuhet në njoftim.
“Më datën 02.09.2020 – dezinsektimi rreth lumit Llap, pjesa e qytetit Podujevë dhe fshatrat; Peran, Bajçinë, Dobërdol”.
“Më datën 03.09.2020 – dezinsektimi rreth lumit Llap, pjesën e qytetit Podujevë dhe fshatrat; Sekiraçë, Gllamnik, Siboc i Epërm, Penuhë, Lluga, Lluzhan, Shakovicë dhe Lupç i Poshtëm”.
“Më datën 04.09.2020 – dezinsektimi rreth lumit , në fshatrat; Sfeçël, Dumosh, Siboc i Poshtëm, Llugë dhe Bellopojë”.
“Dezinsektimi përreth lumenjve fillon nga ora 10:00 në mëngjes, kurse dezinsektimi i qytetit, rrugëve, rrugicave dhe parqeve fillon nga ora 20:00”.
“Me këtë rast, njoftojmë Shoqatat e Bletareve dhe pronarët e bletëve se ditëve të cekura si me lartë të mos i lëshojnë bletët për kullosë dhe të njëjtat t’i mbyllin gjatë tërë ditës, sipas datave të lartpërmendura”.