Komuna e Prishtinës del me njoftim për zgjedhjet në lagjet e qytetit për formimin e këshillave

Prishtinë | 28 Mar 2024 | 10:01 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës ka njoftuar banorët e kryeqytetit se shumë shpejt do të zhvillohen zgjedhjet në lagjet e qytetit për formimin e këshillave lokal. Komuna fton qytetarët që të angazhohen në mënyrë aktive në proceset vendimmarrëse lokale.

 “Komuna e Prishtinës bënë me dije për banorët e kryeqytetit se së shpejti do të zhvillohen zgjedhjet në lagjet e qytetit për formimin e këshillave lokal. Kjo iniciativë demokratike ka një rëndësi të veçantë për ne të gjithë, prandaj është esenciale që ju, qytetarë të nderuar, të angazhoheni në mënyrë aktive në proceset vendimmarrëse lokale, duke ndikuar kështu në përparimin e lagjes dhe të Prishtinës në përgjithësi’, ka njoftuar Komuna.

Ndërsa ka ftuar të gjithë qytetarët të marrin pjesë masivisht në këto zgjedhje për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre.

Të ngjashme