Sot janë hapur dy kuzhina statike që do të ofrojnë ushqim falas për familjet që kanë nevojë.
Këtë e bëri të ditur Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook.
I pari i Prishtinës theksoi se këto kuzhina janë hapur në lagjet “Aktash” dhe “Tophane”.
“Sot hapëm dy kuzhina statike për familjet në nevojë. Çdo mbrëmje, në Tophane dhe Aktash prej orës 18:00 ushqim i nxehtë për të gjithë qytetarët që kanë nevojë. Sa më shumë solidaritet, barazi e mirëqenie”