Komuna e Prishtinës: Hoti bllokoi projektet zhvillimore të kryeqytetit

Prishtinë | 29 Maj 2017 | 15:21 | Nga

Zyrtarë të Komunës së Prishtinës në një konferencë për media  kanë four për bllokimin që ministri në lardim i Financave, Avdullah Hoti, po i bën projekteve të Komunës së Prishtinës dhe qytetit e qytetarëve në përgjithësi.

Drejtuesja e Kabinetit të kryetarit, Fitore Pacolli tha se ky bllokim nuk është asgjë e re, sepse që nga fillimi i qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje në Komunë bllokadat nga Qeveria kanë qenë të përditshme. Ajo përmendi ndërmarrjen “Parkingu”, furnizimin 24 orë me ujë, Trafikun Urban, hapjen e çerdheve të reja, mbledhjen e mbeturinave etj.

Ndërkaq Drejtori i Zhvillimit Ekonomik, Genc Bashota shpjegoi në hollësi pengesat konkrete që Komiteti Ndërministror për Partneritet Publiko-Privat po i bë projektit komunal për garazhin nëntoksore.

Bashota tregoi se me qëllim të realizimit të projekteve zhvillimore me interes publik, Komuna e Prishtinës vitin e kaluar ka angazhuar kompaninë “Deloitte” për konsulencë lidhur me projektet e Partneritetit Publiko Privat (PPP).
“Në Nëntor të vitit të kaluar Komuna e Prishtinës ka organizuar konferencën e parë investive në bashkëpunim me sektorin privat “Të zhvillohemi së bashku” me ç’rast ka shpalosë pesë projekte të mëdha investive.

Komuna e Prishtinës e ka vendosë që projekti i parë të jetë “Parkingu nëntokësor pranë Fakultetit Filologjik” me ç’rast planifikohet të ndërtohen min. 500 vend parkingje dhe një numër i vogël lokalesh afariste.

Bazuar në ligjin e PPP-së, Komuna e Prishtinës ka hartuar të gjitha dokumentet e nevojshme për inicimin e projektit të “Parkingut nëntokësor te Fakulteti Filologjik” dhe të njëjtat i ka përcjellë në Departamentin e PPP-së pranë Ministrisë së Financave. Pas shqyrtimit të tyre, departamenti në fjalë i ka rekomanduar Komitetit të PPP-së aprovimin e projektit.

Komiteti i PPP-së i përbërë nga 5 ministra nën udhëheqjen e ministrit të financave Avdullah Hoti është i obliguar që sipas ligjit të aprovoj (ose edhe të refuzoj) projektin e propozuar në afat jo më të largët se 30 ditë. Komiteti i PPP-së bazuar në ligj, njëherit i ka të përshkruara edhe kompetencat e tij.

Ky komitet i udhëhequr nga z. Hoti nuk i është përgjigjur Komunës së Prishtinës ashtu siç e përcakton ligji, përkundër që kanë kaluar 4 muaj nga momenti i rekomandimit pozitiv për projektin nga departamenti i PPP-së (njësit ky në kuadër të ministrisë së financave).

Për aq më shumë ky komitet në 3 mbledhje të mbajtur ka paraqitë në vazhdimësi kërkesa joligjore, jologjike dhe joetike ndaj Komunës së Prishtinës, e gjitha kjo në funksion të bllokimit të projektit të “Parkingut nëntokësor te Fakulteti Filologjik”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme