Komuna e Prishtinës ka zbatuar vetëm 6 nga 21 rekomandimet e Auditorit

Prishtinë | 08 Jan 2021 | 15:51 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komuna e Prishtinës ka zbatuar vetëm 6 rekomandime nga 21 sa ka dhënë Zyra Kombëtare e Auditorit të Përgjithshëm, raporton Ekonomia Online.

Kjo është bërë e  ditur në mbledhjen e Asamblesë Komunale, ku është  shqyrtuar raporti i auditimit për psqyrat financiare të Komunës së Prishtinës për vitin 2019.

Kryesues i Grupit Parlamentar të LDK-së, Halim Halimi ka thënë është shpenzuar vetëm 72 përqind e buxhetit.

“Sa i përket auditimit të brendshëm, këtë vit është pozitiv sepse ka përkuar në harmoni me kompetencat qe i ka pas. Sipas  rekomandimeve të auditorit, komuna është dashtë t’i zbatojë dhe prej 21 rekomandimeve 6 janë zbatuar tërësisht, dhe kjo te jetë parasysh që herëve të tjera të zbatohen. Është shpenzuar vetëm 72% e buxhetit të komunës dhe është shqetësuese shpenzimet degresive kapitale. Komuna ka dështuar në progres të planifikimit dhe ka çaluar në menaxhimin sa i përket realizimit të projekteve kapitale”, është shprehur ai.

Ndërsa, asamblisti nga VV-ja, Mirsad Vitia ka thënë se duke u bazuar në raport të auditorit kryetari i komunës së Prishtinës, nuk është treguar i përgjegjshëm.

“Sa i përket menaxhimit financiar janë vërejtur mangësi evidente si të hyrat si dhe psuritë jo financiare. Prej 21 rekomandimeve 6 janë zbatuar,  kjo tregon se sa i përgjegjshëm është kryetari i komunës”, tha ai.

Leotrim Retkoceri nga PDK-ja, ka thënë se edhe VV-ja duhet të mbajë përgjegjësi për mos mbajtjen e premtimeve nga Shpend Ahmeti.

“Kjo qeverisje nuk dëshiron të shpenzojë para  në projektet që janë në dobi të qytetarëve apo nuk dinë. Kur premtoni diçka në fushat duhet ta mbani. Nga 100 premtimet e VV-së me Shpend Ahmetin në Prishtinë,  30% prej tyre janë realizuar dhe për këtë duhet të keni përgjegjësi edhe ju si VV”, tha ai.

Drejtoresha e Parqeve në komunën  Prishtinës, Fatime Hajdari, teksa ka folur për menaxhimin e hapësirave të gjelbra në komunën e Prishtinës ka shtuar se është në përfundim kompleksi Qafa.

Tutje ajo ka thënë se sa i përket parkut të aventurave në Gërmi, ndërtimi i tij ka ardhur përmes drejtorisë së kulturës.

Por Hajdari ka thënë se nuk mund të dal kundër ndërtimit të parkut të aventurave në Gërmi pasi që e ka parë te nevojshme drejtoria për kulturë.

 “Sa i përket premtimit të parkut të aventurave nuk është se nuk jemi përfshirë, por ne nuk jemi kompetent pasi projekti ka ardhur përmes Drejtorisë së Kulturës dhe ne nuk jemi kompetent për lëshimin e lejeve për parqe dhe për këtë arsye nuk është kërkuar mendim, por nëse impelmentohet  normalisht që edhe ne do të përfshihemi”, tha ajo.

Asamblistët kanë shprehur edhe shqetësimet e tyre për gjendjen e tanishme në Hajvali e në Germi, pasi që sipas tyre është degraduar.

Të ngjashme