Komuna e Prishtinës me sistem që ofron transparencë për qytetarët

Prishtinë | 10 Pri 2019 | 11:13 | Nga Alban Begolli Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me organizatën “Open Data Kosovo” ka prezantuar platformën e sistemit të prokurimit “Kontratat e Hapura” me standardizimin e të dhënave ndërkombëtare OCDS, e cila po aplikohet për herë të parë në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, tha se ky sistem po i mundëson komunës të jetë më transparente derisa ka ftuar edhe institucionet e tjera që ta aplikojnë këtë sistem.

“Kësaj radhe po e prezantojmë OCDS me të cilën të dhënat standardizohen në nivel botëror i cili aplikohet për herë të parë në këtë komunë. Ky sistem është produkt në 5 faza radikale, e cila i mundëson komunës të jetë më transparente. Ftojmë të gjitha institucionet që të aplikojnë për këtë sistem dhe të jenë më transparent”, tha ai.

Bleta Thaçi, drejtoreshë e organizatës “Open Data Kosovo”, tha se përmes këtij sistemi qytetarët do të kenë mundësi t’i marrin të dhënat kudo, raporton EO.

“Kemi filluar bashkëpunim që dy vjet për ta mësuar këtë standard ndërkombëtar me të cilin qytetarët dhe të gjithë do të kenë mundësi t’i marrin të dhënat kudo. Janë dy module, një modul i stafit menaxhues dhe dy për qytetarët kontratatehapura.prishtina.com”, ka thënë ajo.

OCDS mundëson qasjen në të dhëna dhe dokumente gjatë të gjitha fazave të procesit kontraktues dhe shfrytëzohet e i mbështet institucionet publike për të rritur transparencën e kontraktimit duke mundësuar analiza më të thella të të dhënave kontraktuese nga të gjitha grupet e interesit.

OCDS është produkt i partneritetit të hapur kontraktues (OCP – Open Contracting Partnership) dhe përbëhet prej 5 fazave: Planifikimi, Tenderi (procedura e hapjes), Fituesi, Kontrata dhe Implementimi.

Me platformen “Kontratat e hapura” dhe standardizimin e të dhënave Komuna e Prishtinës këtë vit aplikon për çmimin ICT “Shërbimi Publik i vitit 2018” në ICT AWRDS.

Të ngjashme