Komuna e Prishtinës thotë se ende nuk janë bartur mjetet financiare nga Ministria e Financave, ndonëse Asambleja Komunale e Prishtinës e kishte miratuar vendimin për bartjen e mjeteve buxhetore nga viti 2024 në 2025.
“Të nderuar qytetarë, ju njoftojmë se më 27 nëntor 2025, Asambleja Komunale e Prishtinës ka miratuar vendimin për bartjen e mjeteve buxhetore nga viti 2024. Megjithatë, deri sot, më 02 dhjetor 2025, mjetet financiare ende nuk janë bartur nga Ministria e Financave në buxhetin e Komunës së Prishtinës. Në momentin që mjetet alokohen në buxhetin e Komunës së Prishtinës, qytetarët do të informohen menjëherë përmes kanaleve zyrtare të komunikimit”, thuhet në njoftimin e Komunës.
Edhe kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka shkruar se “Më 27 nëntor, Asambleja Komunale e Prishtinës miratoi bartjen e mjeteve buxhetore nga viti 2024.
Sot, 2 dhjetor, mjetet ende nuk janë bartur nga Ministria e Financave në buxhetin e Komuna e Prishtinës!!!”.