Komuna e Prishtinës është bërë me nënkryetar të ri. Kryetari Shpend Ahmeti ka njoftuar që Muhedin Nushi është bërë nënkryetar.
Nushi deri më tash kishte qenë në krye të Drejtorisë së Administratës, pozitë në të cilën vlerësohet që ka kryer reforma të thellë në funksionimin e administratës së komunës.
Lajmin për këtë emërim e ka bërë të ditur Ahmeti, i cili përmes Facebookut bëri të ditur që Nushi do të jetë numri dy në Prishtinë.
Përveç tij, postin e nënkryetarit të komunës e mban edhe Selim Pacolli nga Aleanca Kosova e Re, parti me të cilën Ahmeti kishte lidhur koalicion pas zgjedhjeve lokale.