Komuna e Prishtinës ka njoftuar bizneset për kushtet që duhet plotësuar pas fitimit të grantit.
Sipas një njoftimi në Facebook, të gjitha bizneset përfituese të grantit për bizneset e prekura nga Covid-19 e kanë obligative të i dorëzojnë të fotokopjuara qartë e të e plotësojnë dokumentacionin duke dorëzuar:
– Letërnjoftimin valid, kopje në të dy anët
– Konfirmimin e llogarisë bankare në emër të biznesit
– Certifikatën e re të biznesit (që ka numrin unik identifikues ku fillon me numër 81 dhe është 9 shifror)
Dokumentacioni do të dorëzohet në sportelet në katin përdhese të ndërtesës së vjetër të Komunës.
“Në mënyrë që të shmangim tollovitë dhe respektojmë masat mbrojtëse për #covid19, bizneset do të duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar sipas orarit të caktuar në link në të kundërtën nuk mund ta bëjmë pranimin e dokumenteve. Për pranim do të përkujdeset ekipi i zyrtarëve komunal!”, thuhet në njoftim.