Komuna e Prishtinës shpall konkurs për pranimin e fëmijëve në çerdhet publike

Prishtinë | 05 Qer 2017 | 09:56 | Nga

Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës njofton se nga sot, 5 qershor e deri më datën 16 qershor, do të jetë i hapur konkursi për pranimin e fëmijëve në çerdhet publike.

Konkurset do të publikohen në secilën çerdhe veç e veç, andaj të interesuarit duhet të aplikojnë drejtpërdrejtë në çerdhen për të cilën janë të interesuar çdo ditë pune prej orës 09:00 deri në ora 15:00.

Shpallja e rezultateve bëhet më datë 1 korrik 2017, në institucionet parashkollor përkatës, si dhe në ëeb-faqen e Komunës së Prishtinës.

Regjistrimi i fëmijëve në Institucionet Parashkollore bëhet bazuar në Kriteret e Regjistrimit të përcaktuara nga Drejtoria Komunal e Arsimit (DKA), sipas vendimit 03 nr. 170, dt. 15.06.2015.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme