Komuna e Prishtinës shpall tender për trajtimin e qenve endacakë

Prishtinë | 09 Dhj 2016 | 08:21 | Nga

Gent Begolli, drejtor i Shërbimeve Publike në Komunë e Prishtinës, ka thënë në Ora e Fundit në Klan Kosova se po e trajtojnë problemin e qenve endacakë me prioritet të lartë dhe prandaj kanë shpallur edhe një tenderë që të angazhojnë një kompani për trajtimin e këtyre qenve.

“Komuna ka shpallur tenderin për eliminimin e qenve endacakë, sepse më parë dy herë ka dështuar tenderi, pasi nuk ka aplikuar askush. Tenderi është 30 mijë euro. Kanë të drejtë të aplikojnë të gjitha kompanitë që janë të licencuara për këtë çështje”, ka thënë Begolli.

“Tenderi është për trajtimin e qenve endacakë, jo eliminimin, sepse është i ndaluar me ligj”.

Begolli ka thënë se qentë endacakë nuk janë problem vetëm i Prishtinës, por i gjithë Kosovës ndajë nevojitet një plan gjithështetëror për këtë çështje.

“Ndjehemi keq kur ka ankesa dhe jemi të shqetësuar për qytetarët e Prishtinës, por kjo çështje është problem nacional, prandaj duhet që qeveria të bëjë strategji pesë vjeçare për qentë endacakë”.

“Ne kemi kërkuar ndihmë me FSK-në, AVUK dhe institucione të tjera, por kemi pasur vetëm përkrahje morale. Prandaj që të përfundojë si problem duhet ndihma e Qeverisë”.

Begolli ka treguar se nuk dihet numri i saktë i qenve endacakë, pasi “ky është një problem i kamotshëm”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme