Më datë 18.03.2021, nëpër mediat elektronike (portale) kanë qarkulluar disa lajme jokorrekte (të paraprira edhe nga disa lajme tjera të rreme, të ngjashme të javëve të fundit), mbi çështjet administrative në Drejtorinë Komunale të Arsimit në Prizren, me pretendimin se DKA ka bërë shkelje ligjore me rastin e emërimit të Komisioneve Përzgjedhëse për mësimdhënës dhe stafit tjetër në Institucionet Edukative e Arsimore.
Me këtë rast, njoftojmë opinionin publik se ajo, që i është plasuar publikut nëpër rrjete të ndryshme, nuk qëndron as për së afërmi me të vërtetën dhe të gjitha të dhënat në përshkrimin e artikullit janë kontraverze me situatën reale. Lidhur me pretendimin e emërimit të Komisioneve, DKA disponon edhe përgjigjen që është marrë nga Zyra Ligjore në MASH, për ligjshmërinë e përbërjes së komisioneve, pra ??? ????????? ?̈????̈ ?????????? ?? ??? ?? ????? ?????̈ ??????? ???????.
Në këto lajme të rreme e të pakonfirmuara, ???̈????̈? ? ?????????? ????̈ ??????? ?????̈ ? ???? ????̈? ??? ????̈ ??????? ??̈ ???̈???̈, ? ??̈ ???? ??? ????̈ ?????̈ ?????? ?????????. Në këto lajme po ashtu janë publikuar edhe emrat e personave të apostrofuar në vendimet e publikuara, me ç’rast është cenuar integriteti personal e moral, si dhe është dëmtuar imazhi i tyre, vetëm me qëllim që të krijohet manipulim i opinionit publik kinse ekziston paligjshmëri të vendimeve të DKA-së. Gjithashtu, zyrtarët profesionistë, pa asnjë bazë, janë quajtur militantë partiakë!
Përkundër këtyre lajmeve të rreme, DKA mbetet e hapur dhe transparente për çfarëdo shqetësimi dhe është në shërbim të të gjitha palëve, përfshirë këtu edhe mediat, të cilat si etikë e punës duhet që para shpërndarjes së lajmit të kenë parasysh që të mos bëjnë vetë shkelje, e të konfirmojnë vërtetësinë apo jo të informacioneve që i plasojnë si “lajm”.