Komuna e Rahovecit ka bërë të ditur se nga dita e hënë, do të fillon procesi i repelimit të kafshëve shtëpiake në tërë territorin e Komunës së Rahovecit.
“Ky projekt do të zbatohet nga Agjensioni i Ushqimit dhe Veterinës ndërsa do të zhvillohet në 4 faza dhe pritet të përfundoj në fillim të shtatorit”.
Repelimi (dezinsektimi i kafsheve) është proces ndërprerjes biologjike të shumimit rriqrave dhe zhvillohet në kuadër të zbatimit të strategjisë për parandalimin dhe luftimin e Etheve Hemoragjike Krime Kongo, e cila është përcaktuar nga këshilli ndërministror, në të cilin Komuna e Rahovecit përfaqësohet nga drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale z. Munib Durguti.
Repelimi i kafshëve do të filloj nga dita e hënë me data 20 mars sipas këtij orari:
Me datë 20.03.2017, në fshatin Senoc ,
Me datë 21.03.2017, në fshatin Polluzhë,
Me datë 22.03.2017, në fshatin Guri i Kuq,
Me datë 23.03.2017, në fshatrat Kramovik dhe Mrasor,
Me datë 24.03.2017, në fshatin Qifllak,
Me datë 25.03.2017, në fshatin Dabidol.
Komuna apelon tek qytetarët e këtyre fshatrave, që të përkrahin këtë aktivitet, duke i mbajtur bagëtitë të mbyllura deri sa të kryhet repelimi.
Po ashtu fton qytetarët ti marrin parasysh rekomandimet e profesionistëve të cilët do të bëjnë repelimin e kafshëve. Repelimi i kafshëve fillon nga ora 08:00 deri në përfundim të plan programit për ditët e caktuara sipas datave.