Komuna e Rahovecit pjesë e programit për kujdes parësor shëndetësor

Rahovec | 02 Shk 2017 | 14:07 | Nga

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi dhe Imet Rrahmani kanë nënshkruar Marrëveshje për performancë, qëllimi i nënshkrimit të kësaj Marrëveshje është që të stimuloj Kujdesin Parësor Shëndetësor përmes skemës së pagesës bazuar në kapitacion sipas performancës (PBKP) në kuadër të Marrëveshjes për financim, si pjesë e kredisë së Bankës Botërore për ta përkrahur Projektin e Shëndetësisë në Kosovë.

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani tha se në vazhdën e aktiviteteve për zhvillimin e reformës shëndetësore dhe fuqizimin e Kujdesit Parësor Shëndetësor është edhe nënshkrimi i Marrëveshjeve për pagesën për kapitacion në bazë të performancës për çfarë janë ndarë 780 000 euro, nga të cilat do të përfitojnë komunat nënshkruese në bazë të performancës për regjistrimin e pacientëve nga mjeku familjar.

Menaxheri i Misionit të Bankës Botërore për Kosovë, Marco Mantovanelli tha se në vazhdën e implementimit të reformës shëndetësore qëllimi është që të mbrohen qytetarët nga shpenzimet e mëdha dhe të përmirësohet kujdesi shëndetësor ndaj tyre.
“E kuptojmë që reforma shëndetësore është mjaft komplekse dhe në implementimin e saj kanë pasur probleme dhe shtete shumë më të zhvilluara, por ne jemi të përkushtuar për të mbështetur edhe teknikisht dhe financiarisht zhvillimin e kësaj reforme”, tha ai, duke përgëzuar Ministrinë për arritjen e Marrëveshjeve me Komunat.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi pas nënshkrimit të Marrëveshjes, ka falënderuar Ministrin e Shëndetësisë dhe menaxherin e Misionit të Bankës Botërore për Kosovë , për përzgjedhjen e Komunë së Rahovecit në mesin e gjashtë Komunave, për të realizuar këtë projekt të rëndësishëm për shëndetësinë dhe që ka të bëjë me Kujdesin Parësor Shëndetësor përmes skemës së pagesës bazuar në kapitacion sipas performancës. Dhe më këtë besojmë që po vendosja e një standardi, më të përparuar për kujdesin Parësor Shëndetësor.

Sipas Marrëveshjeve të nënshkruara, Msh do të bëjë vlerësimin e arritjeve të Komunave si parakusht për funksionimin e PBKP-së, dhe atë në përputhje me kriteret dhe formulën e paraparë me Manualin operativ të skemës së PBKP-së, duke marrë për bazë numrin e pacientëve të regjistruar që e kanë vizituar një institucion Komunal të KPSh-së gjatë periudhës gjashtëmujore, të shumëzuar me 2.40 euro; ndërsa Marrëveshjet e bashkëpunimi vlejnë për vitin 2017.

Komuna e Rahovecit si përfituese ka për për obligim mbledhjen dhe raportimin e të dhënave për performancën e institucioneve Komunale të KPSh-së; ndërsa indikator është regjistrimi i pacientëve nga Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe raportimi i aktiviteteve.

Të ngjashme