Komuna e Rahovecit vazhdon investimet në infrastrukturë nëpër fshatra

Prishtinë | 30 Gus 2016 | 09:35 | Nga

Komiteti për Politik dhe Financa i Komunës së Rahovecit, ka vazhduar me ciklin e mbajtjes së dëgjimeve publike me qytetar për buxhetin e vitit 2017, dëgjimi i radhës publik me qytetarë u mbajte në fshatin Drenoc, ku të pranishëm ishin edhe banorët e fshatrave Senoc, Pastasellë dhe Koznik.

Në këtë dëgjim publik me qytetarë u vërejt një interesim i shtuar për të dëgjuar se çka është investuar dhe se çka pritet të investohet, në vitet në vazhdim.

Dëgjimi i radhës publik u mbajte ditën e hënë dhe u hap nga kryesues i Kuvendit të Komunës së Rahovecit Nahit Elshani, i cili foli për rendësin e mbajtës së dëgjimeve me qytetarë dhe tha se “sot jemi këtu që t’ju informojmë për buxhetin e Komunës së Rahovecit për vitin 2017, dhe për vitin 2017 buxheti sipas qarkores së dytë është 11 milion e 908, 739 euro, investimet kapitale të cilat ju interesojnë me së shumti juve (qytetarëve) që jeni pjesëmarrës në këtë dëgjim publik është 3 milion e 732 mijë euro”.

Drejtori për Buxhet dhe Financa, Lulzim Sylejmani, përveç elaborimit të shpërndarjes në kategori të buxhetit për vitin 2017, të pranishmit i njoftoi edhe me investimet të cilat janë bërë dhe që pritet të bëhen gjatë këtij viti ku u tha se në të gjitha fshatrat është investuar në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, kanalizim dhe ujë të pijes dhe projekte të cilat janë në interes të qytetarëve të cilët jetojnë nëpër këto fshatra do të ketë në vazhdimësi.

Muhamet Behra tha se është investuar në fshatrat Drenoc, Senoc, Pastasellë dhe Koznik , por që jam i informuar mjaftë se ka nevojë që të investohet edhe me tutje në këto fshatra dhe sigurisht që kërkesat tuja do të hyn në buxhetin e vitit 2017.

Kryetarët e fshatrave Drenoc, Senoc dhe Pastasellë paraqitën një kërkesë të përbashkët dhe që ka të bëjë me ndërtimin e një trotuari i cili bën lidhjen e këtyre fshatrave pasi që ka nxënës të fshatit Senoc të cilët mësimet i vijojnë në shkollën e fshatit Drenoc, po ashtu ka nxënës të fshatit Senoc të cilët mësimet e tyre i vijojnë në fshatin Pastasellë.

Kërkesa tjera të cilët u paraqitën në këtë dëgjim publik kishin të bënin me rregullimin e rrugëve fushore , kubëzimin e rrugëve dhe rregullimin e kanalizimit nëpër disa lagje.

Të ngjashme