Komuna e Skenderajt: Vendimi për Lushtakun, skandaloz dhe tendencioz

Prishtinë | 15 Nën 2016 | 17:04 | Nga

Komuna e Skenderajt e vlerëson aktgjykimin e Gjykatës së Apelit si sakandaloz dhe tendencë për të justifikuar gabimet e sistemi të drejtësisë duke e shpalluar të pafajshëm  Lushtaku për akuzat për vrasje, e në anën tjetër duke e dënuar atë me akuza absurde dhe të paqena. Kështu është bërë e ditur përmes një reagimi të komunës së Skenderajt.

Sipas këtij reagimi, dënimi pa fakte për vrasje në shkallën e parë dhe dënimi i sotëm që ndërlidhet me përgjegjsinë komanduese të Lushtaku janë totalisht të pabazuara dhe të pafaktuara.

“Si dënimi në shkallën e parë ashtu edhe ky i sotmi janë të orkestruara politikisht më qëllim të cënimit të integritetit personal e publik të Lushtaku. Çdo ditë, edhe pse shumë ngadalë, po shpërfaqen qëllimet e ndjekjes ndaj Lushtaku, që kanë të bëjnë me dëmtimin e autoritetit dhe popullaritetit të tij si komandant i UÇK-së dhe si Kryetar komune”, thuhet në reagim.

Tutje thuhet “Ne e dimë se Sami Lushtaku nuk ka bërë asnjë nga krimet e sypozuara nga të dy shkallët e gjykatave, mirëpo a do t’i duhet drejtësisë në Kosovë që ta vërtetojë pafajësinë e  Lushtaku edhe për disa vite të tjera, kjo është pyetja që më të drejtë e bënë sot çdo qytetar i Skenderajt”.

Sipas këtij reagimi, Sami Lushtaku dhe veprimtaria e tij patriotike dhe politike në shërbim të çlirimit dhe ndërtimit të Kosovës, është dhe do të mbetet e pastër si loti. koha e ka dëshmuar, po e dëshmon dhe do ta dëshmojë këtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme