Komuna e Vitisë ka deklaruar se pavarësisht reshjeve të pandërprera gjatë gjithë natës, gjendja është nën kontroll dhe rrugët janë të kalueshme.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit për Shërbime Publike dhe Emergjencë, Naser Haziri, ka thënë se Njësia e Zjarrfikësve ndodhet në terren si dhe është intervenuar në rrugën Viti-Letnicë, pasi për shkak të reshjeve ishe shembur dheu.
“Pas reshjeve të pandërprera të shiut gjatë natës, gjendja në Komunën e Vitisë paraqitet stabile. Aktualisht, të gjitha rrugët janë të kalueshme, megjithatë kërkohet kujdes i shtuar nga pjesëmarrësit në komunikacion, pasi uji ka depërtuar në disa segmente rrugore, veçanërisht në fshatin Ramnishtë dhe në rrugën Skifteraj–Radivojc”, thuhet në njoftimin e Komunës së Vitisë.