Komuna e Vushtrrisë nis procedurat e reja të prokurimit

Vushtrri | 06 Shk 2017 | 15:38 | Nga

Pas fillimit të zbatimit të procedurave të reja në prokurim, si e-prokurimi dhe menaxhimi i projekteve, që kanë filluar të zbatohen që nga janari i vitit këtij viti, në Komunën e Vushtrrisë sot është mbajtur një takim ku përveç nivelit drejtues të Komunës kanë marrë pjesë edhe menaxher të projekteve që ka Komuna e Vushtrrisë dhe njësitë e saj.

Pas ndryshimeve të Ligjit të prokurimit dhe procedurave të reja në menaxhimit të kontratave, Fadil Muzaqi, drejtor i prokurimit në Komunën e Vushtrrisë tha se qëllimi i këtij takimi informues me menaxher të projekteve është që ata të njoftohen me këto procedura të reja dhe të fillojnë me zbatimin e tyre.

Kryetari Mulaku, tha se qëllimi i këtij takimi është që të ngritët performanca e komunës në menaxhimin e projekteve.
“Këtë vit presim volum më të madh të punëve në zbatimin e më shumë projekteve, prandaj kërkoj angazhim më të madh të gjithë juve. Insistimi im është që të kryhen punët sa më mirë në secilin projekt”, u ka thënë Mulaku menaxherëve të projekteve.

Ai tha se menaxherët e projekteve të përkushtuar në realizimin e përpiktë të projekteve, do ta kenë përkrahjen e tij maksimale. Derisa për ata që nuk i kryejnë detyrat, paralajmëroi se do të ketë edhe sanksione.

Ndërsa Hyda Dallku, zyrtar ligjor në Drejtorinë e prokurimit ka folur për përgjegjësitë e menaxherëve të projekteve, por i ka njoftuar ata edhe lidhur me procedurat e reja të prokurimit e në veçanti me hapjen dhe vlerësimin e ofertave të tenderëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme