Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka përfunduar projekti i nisur në vitin 2017, për zgjerimin dhe modernizimit e ndriçimit publik.
Sipas njoftimit të Komunës, janë vendosur mbi 2000 drita, në gjatësi prej mbi 55 kilometra, nëpër lagjet Kodra e Trimave, Kalabria, Mati, Dardania, Bregu i Diellit, Vneshta, Tophane, Veternik dhe Velani.
Komuna ka postuar në faqen e saj në Facebook disa fotografi “të bukura” që tregojnë punën që po bën qeverisja e Shpend Ahmetit.