Komuna kërkon nga klubet e natës në Prishtinë të paguajnë taksën për punë pas mesnatës

Prishtinë | 22 Dhj 2023 | 10:25 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës ka kërkuar nga klubet e natës të cilat kanë të drejtë të punojnë pas orës 24:00, që të paguajnë taksën për punë gjatë orarit të natës për vitin 2023, sipas rregullores për orarin e punës dhe mbrojtjen nga ndotjen akustike.

Në njoftim komuna u ka bërë thirrje të gjitha klubeve që të aplikojnë për t`ju nënshtruar procedurave të parapara sipas rregullores.

Aplikimi është i hapur nga 22 dhjetori deri më 15 janar.

“Kërkesës duhet ti bashkëngjiten: Certifikata e Biznesit me informata dhe kopja e dokumentit identifikues. Afati i aplikimit nga 22 dhjetor 2023 deri më 15 janar 2024. Kërkesa duhet të paraqitet në sportelet e Qendrës për Shërbim me Qytetarë, objekti i vjetër i komunës” thuhet në njoftim.

Të ngjashme