Një xhami dhe rindërtimi i një kishe kanë filluar të ndërtohen në Prishtinë. Një tjetër kishë pritet të fillojë se ndërtuari pas pak kohe.
Në Ulpianë, gurthemeli për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë ishte vënë me pompozitet, në vitin 2012, nga krerët e atëhershëm të institucioneve kryesore të Kosovës, që nga ajo kohë aty ka mbetur vetëm guri.
Por, në Prishtinë po ndërtohen objekte të kultit fetar, shkruan lajmi.net.
Këto institucione janë liruar prej taksave komunale, pasi bëhet fjalë për ndërtesat me destinim fetar.
Komuna e Prishtinës ka lëshuar leje të ndërtimit për ndërtimin e një xhamie në fshatin Sharabn. Po ashtu ka dhënë lejë për rindërtim të objektit edhe Kishës Pentakostale të Krishtit në lagjen “Dodona”.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka nxjerr vendim edhe për lirimin nga pagesa e taksës admistartive për ndërtimin e Kishës Protestante “Bashkësia ungjillore e Mesisë”, e cila pritet të ndërtohet në Sofali.
“Ndërtimi i ndërtesës fetare xhamisë, me etazhitet P+ 1, ne fshatin Sharban, Komuna e Prishtinës, gjegjësisht ne kuadër te parcelës kadastrale nr. 301-2, e evidentuar ne certifikatën e njësisë kadastrale P-71912083-00301-2, Zona Kadastrale Sharban”, thuhet në lejen e ndërtimit për këtë objekt.
Ndërkaq, projektit kryesor për ndërtesën e ka bërë kompania A.I.D.”Archides”, me ekipin projektues: Projektin e Arkitekturës Gezim Baholli, i.d.a. dhe Vlora Rama Baholli i.d.a; Projektin e Strukturës Burim Ismaili, i.d.n; Projektin e Instalimeve elektrike Ismet Abazi, I.d.e.
Sipas projektit kryesor te prezantuar, sipërfaqja e tërësishme ndërtimore e xhamisë, e lejuar për ndërtim, është 144.90 m2 , prej tyre 108.40 m2 janë sipërfaqe ne përdhese dhe 34m2, janë sipërfaqe ne katin e pare, ndërsa minareja ka sipërfaqe ne baze prej 2.50m2.
“I lejohet pronarit Kisha Pentakostale e Krishtit nga Prishtina, rindërtimi i ndërtesës ekzistuese te Kishës Pentakostale me etazhitet B+P+ 1 +Nk, ne kuadër te Planit Rregullues Urban “Dodona”. Sipas projektit kryesor te miratuar, sipërfaqja e rindërtimit te ndërtesës ekzistuese është ndërtimi i një aneksi te bodrumit, sipërfaqja e te cilit është 82,0 m2 , e tera ne funksion te mirëmbajtjes se kishës”, thuhet në lejimin e lejes së ndërtimit për këtë kishë. Ndërsa, hartimin e projektit kryesor te ndërtesës për fazën e arkitekturës e ka punuar N.P. “Kosova Projekt” nga Prishtina
Ndërsa, kryetari Ahmeti para disa ditësh ka nxjerr vendim për drejtoinë e Urbanizimit që ta lirojë nga taksat Kishën Protestante “Bashkësia Ungjillore e Mesisë”. Në këtë vendim thuhet se lirimi nga taksa për leje ndërtimore ka të beje me ndërtimin kadastrale 11,0-2, 110-4, 1,55-2, 155-4 dhe 155-20 ZK Sofali,për nevojat e Kishës Protestante “Bashkësia Ungjillore e Mesisë”. Parcelat ku do te ndërtohet objekti janë në pronësi të Kishës.
Nga ana tjetër, përplasjet verbale në mes të BIK-ut e Komunës së Prishtinës ende janë duke vazhduar për ndërtimin e xhamisë së madhe në Prishtinë.
Gurthemeli për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë ishte vënë me pompozitet, në vitin 2012, nga krerët e atëhershëm të institucioneve kryesore të Kosovës – presidentja Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi, kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa. Por, pas katër vjet e gjysmë, asgjë nuk ka nisur në hapësirën prej 80 arësh në afërsi të ndërtesës së PTK-së në lagjen Dardania. Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) fajëson Komunën e Prishtinës se po e zvarrit lejen për të filluar ndërtimin e Xhamisë së Madhe në Prishtinë.
Zëdhënësi i Bashkësisë Islame, Ahmet Sadriu, ka thënë për media, se BIK-u i ka kryer të gjitha obligimet e veta sa i përket fillimit të ndërtimit të objektit, porse shfaq dyshimin se Komuna e Prishtinës “për qëllime të caktuara” po e prolongon dhënien e lejes. Ai ka thënë se “durimit të besimtarëve myslimanë po i vjen fundi”. Ndërsa, kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, ka thënë se deri të dhënia e lejes ka ende shumë procedura. Ai ka paralajmëruar se do të hapet dhe debat publik nëse kjo xhami e ka vendin në Dardani. “Sepse ajo e prek planifikimin urban për këtë lagje komplet”, ka thënë ai.
Një xhami dhe rindërtimi i një kishe kanë filluar të ndërtohen në Prishtinë. Një tjetër kishë pritet të fillojë se ndërtuari pas pak kohe. Në Ulpianë, gurthemeli për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë ishte vënë me pompozitet, në vitin 2012, nga krerët e atëhershëm të institucioneve kryesore të Kosovës, që nga ajo kohë aty ka mbetur vetëm guri. Por, në Prishtinë po ndërtohen objekte të kultit fetar, shkruan lajmi.net.
Këto institucione janë liruar prej taksave komunale, pasi bëhet fjalë për ndërtesat me destinim fetar. Komuna e Prishtinës ka lëshuar leje të ndërtimit për ndërtimin e një xhamie në fshatin Sharabn. Po ashtu ka dhënë lejë për rindërtim të objektit edhe Kishës Pentakostale të Krishtit në lagjen “Dodona”.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka nxjerr vendim edhe për lirimin nga pagesa e taksës admistartive për ndërtimin e Kishës Protestante “Bashkësia ungjillore e Mesisë”, e cila pritet të ndërtohet në Sofali. “Ndërtimi i ndërtesës fetare xhamisë, me etazhitet P+ 1, ne fshatin Sharban, Komuna e Prishtinës, gjegjësisht ne kuadër te parcelës kadastrale nr. 301-2, e evidentuar ne certifikatën e njësisë kadastrale P-71912083-00301-2, Zona Kadastrale Sharban”, thuhet në lejen e ndërtimit për këtë objekt.
Ndërkaq, projektit kryesor për ndërtesën e ka bërë kompania A.I.D.”Archides”, me ekipin projektues: Projektin e Arkitekturës Gezim Baholli, i.d.a. dhe Vlora Rama Baholli i.d.a; Projektin e Strukturës Burim Ismaili, i.d.n; Projektin e Instalimeve elektrike Ismet Abazi, I.d.e. Sipas projektit kryesor te prezantuar, sipërfaqja e tërësishme ndërtimore e xhamisë, e lejuar për ndërtim, është 144.90 m2 , prej tyre 108.40 m2 janë sipërfaqe ne përdhese dhe 34m2, janë sipërfaqe ne katin e pare, ndërsa minareja ka sipërfaqe ne baze prej 2.50m2. “I lejohet pronarit Kisha Pentakostale e Krishtit nga Prishtina, rindërtimi i ndërtesës ekzistuese te Kishës Pentakostale me etazhitet B+P+ 1 +Nk, ne kuadër te Planit Rregullues Urban “Dodona”.
Sipas projektit kryesor te miratuar, sipërfaqja e rindërtimit te ndërtesës ekzistuese është ndërtimi i një aneksi te bodrumit, sipërfaqja e te cilit është 82,0 m2 , e tera ne funksion te mirëmbajtjes se kishës”, thuhet në lejimin e lejes së ndërtimit për këtë kishë.
Ndërsa, hartimin e projektit kryesor te ndërtesës për fazën e arkitekturës e ka punuar N.P. “Kosova Projekt” nga Prishtina Ndërsa, kryetari Ahmeti para disa ditësh ka nxjerr vendim për drejtoinë e Urbanizimit që ta lirojë nga taksat Kishën Protestante “Bashkësia Ungjillore e Mesisë”.
Në këtë vendim thuhet se lirimi nga taksa për leje ndërtimore ka të beje me ndërtimin kadastrale 11,0-2, 110-4, 1,55-2, 155-4 dhe 155-20 ZK Sofali,për nevojat e Kishës Protestante “Bashkësia Ungjillore e Mesisë”. Parcelat ku do te ndërtohet objekti janë në pronësi të Kishës.
Nga ana tjetër, përplasjet verbale në mes të BIK-ut e Komunës së Prishtinës ende janë duke vazhduar për ndërtimin e xhamisë së madhe në Prishtinë. Gurthemeli për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë ishte vënë me pompozitet, në vitin 2012, nga krerët e atëhershëm të institucioneve kryesore të Kosovës – presidentja Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi, kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa.
Por, pas katër vjet e gjysmë, asgjë nuk ka nisur në hapësirën prej 80 arësh në afërsi të ndërtesës së PTK-së në lagjen Dardania. Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) fajëson Komunën e Prishtinës se po e zvarrit lejen për të filluar ndërtimin e Xhamisë së Madhe në Prishtinë.
Zëdhënësi i Bashkësisë Islame, Ahmet Sadriu, ka thënë për media, se BIK-u i ka kryer të gjitha obligimet e veta sa i përket fillimit të ndërtimit të objektit, porse shfaq dyshimin se Komuna e Prishtinës “për qëllime të caktuara” po e prolongon dhënien e lejes.
Ai ka thënë se “durimit të besimtarëve myslimanë po i vjen fundi”. Ndërsa, kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, ka thënë se deri të dhënia e lejes ka ende shumë procedura. Ai ka paralajmëruar se do të hapet dhe debat publik nëse kjo xhami e ka vendin në Dardani. “Sepse ajo e prek planifikimin urban për këtë lagje komplet”, ka thënë ai.