Komuna njofton qytetarët se nesër dhe gjatë fundjavës, FSK-ja do të zhvillojë trajnime në Butovc dhe Zllatar

Prishtinë | 14 Nën 2024 | 14:45 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se nesër dhe gjatë fundjavës, Forca e Sigurisë së Kosovës do të zhvillojë trajnime në dy fshatra të Prishtinës, Butovc dhe Zllatar.

Gjatë kësaj periudhe, bëhet e ditur për qytetarët se do të ketë lëvizje të automjeteve ushtarake në këto fshatra dhe se nuk ka vend për shqetësim.

“Ju informojmë se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të zhvillojë trajnime në terren në Komunën e Prishtinës, sipas planit të paraparë. Gjatë datave 15-17 nëntor 2024, FSK do të jetë e pranishme në këto zona: Fshati Butovc, Fshati Zllatar. Gjatë kësaj periudhe, do të ketë lëvizje të automjeteve ushtarake në këto fshatra. Ky është një trajnim i planifikuar dhe nuk ka vend për shqetësim”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme