Komunat përballen me sfida në raportim me publikun

Prishtinë | 18 Tet 2016 | 15:27 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) dhe portali InfoKomuna kanë lansuar buletinin informativ komunal “Mujori i Komunave”, ku kanë prezantuar edhe zyrtarët komunalë për marrëdhënie me publikun.

Gjatë lansimit të këtij buletini u konstatua se Zyra për media në komuna duhet të jetë e perfeksionuar, përpos kësaj nuk duhet të ketë probleme të llojit të saj. Mirëpo, ekziston një varg i problemeve nisur nga mungesa e kapaciteteve në staf, aspektet teknike dhe logjistike. Zyrat për marrëdhënie me publikun gjenden në mes presionit në rritje për informim dhe komunikim të vazhdueshëm dhe mundësive reale për të ofruar një qasje të lehtë dhe gjithëpërfshirëse për publikun.

Kjo vjen si rrjedhojë e një problemi serioz me standardizimin dhe dinamizmin e tyre në raport me trendet e reja të komunikimit. Aspekt tjetër i veçantë është edhe përdorimi i rrjeteve sociale, me theks “Facebook”, si mjeti më masiv i komunikimit, ku vetë Zyrat për informim nuk e kanë plotësisht në mandatin e tyre këtë formë komunikimi.

Si pasojë e gjithë kësaj, disa komuna kanë filluar të kërkojnë shtigje të reja të komunikimit nëpërmjet dublifikimit të ueb faqeve. Ndërkaq, tek rrjetet sociale ende ekziston një qasje ad-hoc dhe vetëm e vullnetit të këtyre zyrave, pa ndonjë platformë ose udhëzim për përdorim.

Drejtori ekzekutiv i Institutit KLGI, Besnik Tahiri, tha që përpos që të gjitha komunat thuajse kanë bashkëpunim të mirë me Infokomunën, ka që disa prej tyre kanë disa probleme.

Tahiri thelb kryesor vuri tek Zyra për media, që sipas tij, shumë komuna kanë mungesë të stafit, kanë mungesë të buxhetimit, mungesë të pajisjeve dhe gjithashtu kanë mungesë të trajnimeve për metoda të reja të komunikimit.

“Bashkë me InfoKomunen po e lansojmë Buletinin e parë “Mujori i Komunave”, ky projekt është në bashkëpunim me qeverinë zvicerane. Në krahasim me vitin 2015 është përmirësuar niveli i informimit, kemi bërë vlerësime periodike vit për vit… Komunat e shoh që kanë mungesë të stafit të zyrtarëve për media, mungesë të buxhetimit për këtë zyre, gjithashtu mungesë të pajisjeve dhe kryesoja kanë mungesë të trajnimeve për metodat e reja të komunikimit,” ka thënë Tahiri.

Ndërsa, Benik Muçiqi, menaxher i projekteve në KLGI, ka bërë me dije që shpesh herë faqet e zyrtare të Facebook-ut të komunave nuk janë në përputhshmëri, ose lajmet mungojnë në ueb faqen zyrtare të komunës.

Sipas Muçiqit, komunat serbe janë ato që kryesojnë me mungesë të lajmeve në portalet e menaxhuara nga komunat.

“Komunat kanë një dublifikim mes faqes së kryetarit dhe faqes së komunës: Shembull Komuna e Gjakovës dhe e Graçanicës e kanë një të tillë… Po ashtu, përpos komunave serbe të cilat kanë shumë pak lajme në uebin zyrtarë të komunës..”, është shprehur Muçiqi.

Zyrtarët e komunave të ndryshme kishin pakënaqësitë e tyre duke thënë që shpesh herë mungesa e stafit ua vështirëson atyre punën.

“Është e pranueshme që kofecientin vlerësues zyrtarët e komunës Prishtinës, e Gjakovës marrin çmime, sepse unë jam vet ajo që e shkruaj lajmin, vetë jam fotografe, vetë jam IT, mungesa e stafit për Zyrën e Informimit në Komunën e Klinës është e dukshme”, ka thënë Amire Gjergji, zyrtare për informim në Komunën e Klinës.

Edhe Hajriz Koci zyrtarë për media në Komunën e Skenderajt ka thënë që puna si zyrtar për informim është sfiduese.

“Është sfiduese puna nëpër komuna, ajo që duhet të rregullohet  janë ueb-faqet e komunave. Duhet të bëhet një standard, ueb-faqet e komunave janë problem edhe për neve. Ne vullnetarisht po e bëjmë këtë punë, kjo është mënyra e vetme, në fakt që dimë të bëjmë, ngaqë kurrë nuk kemi bërë trajnime se si të bëjmë komunikimin e duhur edhe me mediet sociale”, ka thënë Koci.

Kurse zyrtari për media në Mitrovicë ka thënë që për ta nuk është problem komunikimi me media, e sidomos me ato lokale.

 

 

Të ngjashme