Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), Transparency International Kosova kanë mbajtur tryezën ku u prezantuan të gjeturat e hulumtimit mbi transparencën e komunave të Kosovës në prokurim publik, për vitin 2018, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se tani më drejtorët e kësaj komune nuk kërkojnë dreka zyrtare pasi që e dinë që këto fatura do të bëhen publike.
“Është kënaqësi për neve si komunë më i pa 100 pikë në 6 indikatorë. E para që kemi marrë vendim që në fillim është që të publikojmë çdo të dhe ky është vendim i cili fillimisht duhet të merret me sinqeritet. Kjo do të thotë se i publikojnë edhe gabimet, por edhe vendimet e OShP-së, por edhe vendimet e MAPL-së”.
“Drejtorët e mijë nuk vijnë me kërkuar më dreka zyrtare pasi që e dinë pasi që do i publikohet ajo faturë. Qytetarët nuk duhet të varen nga fakti se a është një qytetarë i mirë apo i ke sepse pa marrë parasysh se çfarë kryetari kemi, informata duhet të jetë aty, qeverisja e mirë nuk duhet të jetë nën mëshirën politikanëve, duhet të ketë gjithmonë një sistem më të mirë”, tha Ahmeti.
Zyrtrë nga USAID-i thanë se prokurimi dhe transparenca e hapur do ketë një ndikim shumë të madh dhe është i njësisë thelbësore për mirëqenien e qytetarëve.
“Prokurimi i hapur dhe transparent krijon një nevilizim të fushës së lojës me të gjithë. Prokurimi transparent dhe i hapur do të ketë një ndikim shumë të madh dhe është i njësisë thelbësore për mirëqenien e qytetarëve”.
“Në nivelin lokal kjo lejon që autoritete e qeveria të jenë më llogaridhënëse ndaj qytetarëve të saj. Ky indeks është një thirrje për qytetarët e Kosovës që të jenë më të përfshirë ti përcjellin proceset dhe t’i mbajnë llogaridhënëse komunat e veta”.
Ndërsa Rozafa Ukimeraj, sekretare e përgjithshme në Ministrinë e Administrimit të Pushteti Lokal, tha se transparenca komunale rangohet nga fushat më me rritje sa i përket të arriturave komunale, me një rritje prej 6.2% se sa në viti 2017.
“Në vitin 2018 dhe 2019 ne kemi hartuar 5 udhëzime administrative ai për transparencë dhe atë për standarde minimale të konsultimit publik në komuna, pastaj këtyre hyn edhe platforma online. Monitorim i transparencës së komunave së vendin kryesor edhe sa i përket raporteve vjetore”.
“Vërehet se komunat kanë shënuar rritje për 6.2 për qind sa i përket nivelit të transparencës. Transparenca komunale rangohet nga fushat më me rritje sa i përket të arriturave komunale. Me përqindje më të ulët mbetet raportimi i planit të integritetit përpara kuvendit komunal. 8 komuna nuk kanë përmbushur obligimin ligjor për publikimin e dokumenteve buxhetore”, tha Ukimeraj.
Raporti Indeksi i Transparencës në Prokurimin Publik 2018, nga KDI pati 6 shtylla: Prokurimi publik me 50%; Transparenca buxhetore me 62%; Qasja në dokumente publike me 78%; Informimi dhe pjesëmarrja e publikut me 50%; Grantet dhe financimi me 50%; Etika profesionale dhe konfliktet e interesave me 58%.
Për të gjitha këto shtylla komuna me radhitjen më të lartë të arritjes është Komuna e Prishtinës me 100% dhe më e fundit Komuna e Hanit të Elezit me 72.04%.
Të gjitha këto në një raport i përmblodhi Diana Metushi-Krasniqi, menaxhere e projektit të KDI-së, raporton Ekonomia Online.
“Në vitin 2018 Kosova shënoi progres të dukshëm në transparencën e prokurimit publik si në nivel qendror ashtu edhe atë lokal qeverisës. Më në fund u trajtuan sfidat teknike dhe politike të cilat i pengonin qeveritë lokale që të japin plotësisht rezultate në transparencë. 24 komuna i kanë publikuar planet e tyre të prokurimit dhe 20 komuna i kanë publikuar raportet vjetore të prokurimit”.
“Në 2018, KDI filloi matjen e tetë treguesve që kanë të bëjnë me informimin dhe pjesëmarrjen e publikut. Rezultatet tregojnë se të gjitha komunat i kanë të hapura seancat për hapjen e tenderëve për të gjithë qytetarët”.
“KDI në 2019 filloi edhe matjen e transparencës në grante dhe financim, sipas rezultateve të kësaj mase, 32 komuna i publikojnë thirrjet e tyre për grante në faqet e tyre të internetit dhe 22 komuna i publikojnë rezultatet e dhënies së grantit”.