Komunës së Drenasit i kthehen 45 hektar tokë

Drenas | 02 Mar 2018 | 16:38 | Nga

Kuvendi i Komunës së Drenasit në mbledhjen e rregullt të mbajtur ditën e djeshme, me 1 mars, ne një mbledhje të zgjatur mbi 10 orë, ka miratuar vendime e rregullore që ishin të propozuara nga ekzekutivi, përkatësisht nga kryetari i Komunës.

Ne këtë mbledhje është miratuar propozimi i kryetari Lladrovci për kthimin e pronës komunale në zonën kadastrale në Sankoc, të cilat i ka pasur në shfrytëzim kompania “Kodra” SH.P.K Komoran, gjegjësisht parcelat 295/6 në sipërfaqe prej 5.00.00 Ha dhe parcelat 295/7 në sipërfaqe prej 40.00.00 Ha.

Kjo ishte pika e tetë e rendit të ditës qe me 27 vota pro ka marr pëlqimin për kthimin e pronës në emër të Komunës. Fillimisht për propozimin e kësaj pike, ekzekutivi kishte bërë formimin e një komisioni profesional në përbërje prej shtatë anëtarësh, i cili ka bërë verifikimin e gjendjes në terren dhe ka vlerësuar se kompania nuk i ka përmbushur obligimet sipas kontratës së nënshkruar, prandaj është propozuar që t’i kthehet prona Komunës së Drenasit.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme