Konferenca e donatorëve në Varshavë, i pranishëm Rama

Prishtinë | 05 Maj 2022 | 08:27 | Nga Ekonomia Online

Në Poloni janë mbledhur disa nga krerët më të lartë të Evropës me synimin për të mbledhur më shumë ndihma në mbështetje të Ukrainës.

Në Konferencën e donatorëve që zhvillohet sot në Varshavë është i pranishëm dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Konferenca mirëpritet nga kryeministri polak dhe homologia suedeze. Te pranishëm janë edhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, kreu i Keshillit Evropian Charles Michel etj.

Rama konfirmoi se Shqipëria do të dhurojë një shumë monetare, por nuk specifikoi shumën.

Të ngjashme