Konfirmohen 31 raste të reja të Coronavirusit në Gjermani

Prishtinë | 03 Mar 2020 | 10:42 | Nga Ekonomia Online

Numri i konfirmuar i personave të infektuar me Coronavirus në Gjermani të martën shkoi në 188, 31 më shumë se në ditën paraprake. Lajmin e bëri të ditur Instituti Robert Koch.

Trembëdhjetë nga 16 rajonet federale të Gjermanisë tashmë janë përfshirë nga virusi i ri. Sidoqoftë, rajoni më i goditur ëshë Rhine-Westphalia.

Gjermania ende nuk ka raportuar për ndonjë rast fatal të koronavirusit, por disa persona ndodhen në gjendje të rëndë.

Coronavirusi tashmë është përhapur edhe në pjesët e tjera të Evropës. Së fundi, dy rastet e para u konfirmuan edhe në Portugali.

Sidoqoftë, vendi më i goditur nga koronavirusi është Italia me më shumë se dy mijë persona të infektuar, shkruan “BBC”.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se bota është futur në “terren të pashkelur” për shkak të përhapjes së madhe.

Të ngjashme