Konfirmohen dy rastet e para me Coronavirus në Shqipëri

Prishtinë | 09 Mar 2020 | 07:47 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka konfirmuar me anë të një njoftimi dy rastet e para të koronavirusit COVID-19 në Shqipëri.

Gjendja e dy të prekurve babë e bir që kanë udhëtuar nga Firence në Tiranë është e stabilizuar dhe nuk paraqesin komplikacione, njofton tch.

Strukturat e urgjencës kombëtare dhe ISHP janë duke ndjekur protokollin klinik dhe epidemiologjik për të dy rastet.

MSHMS përsërit thirrjen për qytetarët që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndjejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme