Konfirmohen listat e kandidatëve për pozitat e kryeprokurorëve të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe të Prokurorisë Themelore në Prishtinë

Prishtinë | 17 Nën 2023 | 17:47 | Nga Ekonomia Online

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), sipas agjendës së paraparë, ka mbajtur takimin e 236-të me radhë, të jashtëzakonshëm, i cili është udhëhequr nga Zëvendëskryesuesi Veton Shabani.

Fillimisht, anëtarët e KPK-së trajtuan kundërshtimin e prokurores Fitore Sadikaj lidhur me moskonfirmimin e statusit të kandidatit për pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Pas refuzimit të kundërshtimit, anëtarët e KPK-së miratuan listën përfundimtare me kandidatin Zejnullah Gashi për pozitën e lartcekur.

Tutje, KPK-ja miratoi listën prej 4 kandidatësh për pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, si në vijim: Blerim Isufaj, Valdet Gashi, Atdhe Dema dhe Naim Abazi.

Të ngjashme