Banega i thotë lamtumirë Interit pas një viti në “Giuseppe Meazza”
Tashmë është punë e kryer, Ever Banega do të largohet nga Interi për t’u rikthyer në Spanjë te Sevilla.
Lajmin e ka konfirmuar agjenti i mesfushorit argjentinas, i cili tha se janë shumë afër arritjes së marrëveshjes.
Mediat italiane dhe spanjolle raportojnë se marrëveshja është arritur për nëntë milionë euro, i cili rikthehet në La Liga pas vetëm një sezoni në Serie A.
“Banega do të shkojë te Sevilla, nuk ka të bëjë asgjë me Paris Saint-Germainin”, konfirmoi Marcelo Simian për Estadio Deportivo.
“Marrëveshja nuk është arritur ende, por jemi shumë afër. Çdo gjë duket se do të shkojë në drejtimin e duhur”, shtoi agjenti i Banegas.
Banega ka bërë 28 paraqitje në Serie A për Interin, duke kontribuar me gjashtë gola.