Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës njëherësh dhe kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka zhvilluar sot një takim me Grupin parlamentar të LDK-së.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Arban Abrashi.
Ai ka thënë se temë diskutimi e këtij takimi ka qenë shenjëzimi i kufirit me Malin e Zi.
Kuvendi i Kosovës tashmë ka marrë vendim që më 3 gusht të mbajë tryezë debatuese lidhur me demarkacionin me Malin e Zi.