Dy kosovarë kanë humbur jetën në përmbytjet që e përfshinë Gjermaninë mesjavën e kaluar, ka konfirmuar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
“Bazuar në të dhënat zyrtare, deri më tani ka humbur jetën një person me shtetësi kosovare si dhe një person tjetër që ka njërin prind me shtetësi të Kosovës përderisa viktima mbanë shtetësinë gjermane”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së për Express.
Ministria i ka ftuar shtetasit e Kosovës në Gjermani që të lajmërohen në konsullatat më të afërta për t’ju ofruar atyre asistencën e nevojshme në këtë situatë të keqe.
Mbi 160 njerëz kanë humbur jetën, ndërsa mbi 150 mbeten të zhdukur nga përmbytjet atje. Rajnland Falc dhe Nordrajn Vesthalen janë zonat më të prekura në Gjermani nga këto përmbytje.