Konfirmohet vdekja e gjashtë shqiptarëve në aksidentin mes trenave në Greqi

Prishtinë | 05 Mar 2023 | 11:53 | Nga Ekonomia Online

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, e ka konfirmuar vdekjen e gjashtë shtetasve shqiptarë në aksidentin mes trenave në Greqi.

Përmes një postimi në Facebook, ajo u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave të këtij aksidenti tragjik.

“Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave të aksidentit tragjik hekurudhor në Greqi. Kaq shumë jetë të prera në mes kaq papritur e në mënyrë kaq tragjike”, ka shkruar ajo.

Tutje, ajo ka treguar edhe emrat e gjashtë të vdekurve në aksidentin mes trenave në Greqi.

“Në këtë ditë zije një lutje e veçantë shkon për familjarët e 6 bashkëkombësve tanë që humbën jetën në këtë aksident”:

Klaudia Lato

Ifigjenia Micka

Erieta Molko

Ioanis Xhiollas

Denis Ruçi

Pavlin Bozo

Të ngjashme