Një person ka mbetur i shtrirë në tokë në rrugën Ukshin Kovaçica në Vushtrri. I vdekur është gjetur një mashkull 60 vjeçar. Kështu ka konfirmuar për “Mitropol” zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi. “Në vendin e ngjarjes ka arritë një njësi e Emergjencës, të cilët kanë konfirmuar se personi në fjalë është […]
Konfirmon Policia: Një 60 vjeçar gjendet i vdekur në rrugën “Ukshin Kovaçica” në Vushtrri

Një person ka mbetur i shtrirë në tokë në rrugën Ukshin Kovaçica në Vushtrri.
I vdekur është gjetur një mashkull 60 vjeçar.
Kështu ka konfirmuar për “Mitropol” zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.
“Në vendin e ngjarjes ka arritë një njësi e Emergjencës, të cilët kanë konfirmuar se personi në fjalë është pa shenja jete”, tha Prekazi.
Njësitë kompetente kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me hetimin e rrethanave të rastit.











