Konfiskohen afro 700 kg nënprodukte të prishura të mishit dhe qumështit në Ferizaj

Prishtinë | 24 Maj 2018 | 14:33 | Nga

Nisma e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu e zbatuar nga Inspektorati Komunal për të garantuar cilësinë e produkteve që ofrohen në treg po rezulton e suksesshme. Gjatë ditës së sotme, Inspektorati Komunal në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në Ferizaj, Njësia e Trafikut Rrugor, pas një vëzhgimi të detajuar të dy mjeteve transportuese të cilat po bartnin sasi të mëdha të produkteve të mishit dhe qumështit, kanë arritur të konfiskojnë dhe asgjësojnë një sasi tejet të madhe të nënprodukteve të mishit dhe qumështit– të cilat për shkak të mos përmbushjes së kushteve të transportit kanë rezultuar të prishura. Sasia e konfiskuar dhe asgjësuar është rreth 700 kg nënprodukte të prishura të mishit dhe qumështit.

Inspektorati Komunal, përkitazi me këtë rast, përveç konfiskimit dhe asgjësimit ka proceduar rastin në organet e drejtësisë, gjegjësisht në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

Për këtë rast dhe vijimin e aksionit edhe ditëve të ardhshme, Koordinatori i Inspektoratit Komunal, Ridvan Berisha është shprehur “Aksioni për kontrollin e cilësisë së mishit dhe produkteve tjera që ofrohen në treg po vazhdon me inspektime në baza ditore. Sot në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Njësinë e Trafikut, kemi realizuar një aksion për ndalimin e dy mjeteve transportuese të cilat po bartnin nënprodukte të mishit dhe të qumështit, të cilat pas analizave tona kanë rezultuar të prishura, për faktin se nuk janë siguruar kushtet e nevojshme për transportimin e kësaj ngarkese. Sasia e konfiskuar është rreth 700 kg, sasi kjo mjaft e madhe që ka qenë e destinuar të shpërndahet në pika shitëse, gjegjësisht marketet e qytetit tonë. Përkitazi me këto raste kemi proceduar lëndë në Gjykatën Themelore në Ferizaj. Presim që organet e drejtësisë të bëjnë punën e tyre në mbrojtje të shëndetit publik” theksoi koordinatori Berisha.

Komuna e Ferizajt, gjegjësisht Inspektorati Komunal falënderon Policinë e Kosovës, përkatësisht Njësinë e Trafikut për bashkëpunimin në aksionin e sotëm dhe aksionet e mëhershme, bashkëpunim ky që ka rezultuar me parandalimin e shpërndarjes së sasive të mëdha të produkteve të prishura që cenojnë direkt shëndetin e qytetarëve.

Image may contain: foodImage may contain: food and outdoorImage may contain: foodImage may contain: indoorImage may contain: indoorImage may contain: sky and outdoorNo automatic alt text available.

Të ngjashme