Ekonomia Online
FUNDIT

Konfiskohen mbi një kilogram marihuanë në Prishtinë, kapen dy të dyshuar

Konfiskohen mbi një kilogram marihuanë në Prishtinë, kapen dy të dyshuar

Dy persona janë arrestuar në Prishtinë pasi janë kapur me substancë narkotike të llojit marihuana në sasi prej mbi një kilogram. Arrestimi ka ndodhur pasditen e së mërkurës në rrugën “Lekë Dukagjini” në lagjen e Dardanisë, njofton Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, shkruan Gazeta Insajderi. Në njoftim specifikohet se janë konfiskuar një kilogram e […]

Dy persona janë arrestuar në Prishtinë pasi janë kapur me substancë narkotike të llojit marihuana në sasi prej mbi një kilogram.

Arrestimi ka ndodhur pasditen e së mërkurës në rrugën “Lekë Dukagjini” në lagjen e Dardanisë, njofton Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, shkruan Gazeta Insajderi.

Në njoftim specifikohet se janë konfiskuar një kilogram e 175.1 gram marihuanë, një revole të llojit “Zoraki”, karikator me një fishek dhe një peshore digjitale.

“Rr. Lekë Dukagjini, Prishtinë 15.11.2023-18:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit dhe në veturën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar 9.6 gram substancë e dyshuar narkotike. Lidhur me rastin në konsultim me prokurorin, është bastisur shtëpia e njërit të dyshuar me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar edhe 1 kg e 175.1 gram substance narkotike e llojit marihuanë , një revole Zoraki me një karikator me një fishek dhe një peshore digjitale”, thuhet në njoftim të PK-së.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, sipas policisë.

Të ngjashme